Web-i Mund të Sjellë Ndryshim
Kjo është arsyeja pse gjatë Javës së Shërbimit Mozilla mbrehëm fuqinë e Web-it dhe pasionin e bashkësisë Mozilla për të parë se sa i madh mund të jetë ndryshimi që mund të bënim.
Çfarë Është Java e Shërbimit Mozilla?
Gjatë javës 14-21 Shtator, 2009, u kërkuam individëve të dalin vullnetarë dhe të sjellin një ndryshim përmes përdorimit të Web-it, për ta bërë më të mirë bashkësinë e tyre. Gjetëm njerëz që donin të ndanin me të tjerët përvojën dhe dijet e tyre, të jepnin, të zotohen, të krijonin, dhe të bashkëpunonin duke ofruar kohë nga e tyrja dhe talent për shoqata vendore dhe njerëz që kanë nevojë për ndihmë.
Mozilla beson se cilido duhet të dijë si ta përdorë Internetin, të mund të hyjë lehtë në të, dhe të punojë mirë e bukur gjatë kohës që është në linjë. Duke përdorur talentet e bashkësisë sonë në shkrim, hartim grafik, programim, krijim lënde Web dhe njohuri të përgjithshme teknike, besojmë se mund ta bëjmë Web-in një vend më të mirë për këdo.
Mozilla ka një të kaluar të ndritur në ndryshimin e botës – dhe Web-it – përmes rrugësh mahnitëse. Kur anëtarët e bashkësisë sonë vendosin të hyjnë në veprim, kjo mund të sjellë një ndryshim serioz:
- Mësojuni më të moshuarve se si të përdorin Web-in.
- Tregojini një shoqate jofitimprurëse se si të përdorë rrjetet shoqërore për të rritur bazën e mbështetësve të vet.
- Ndihmoni në instalimin e një rrjeti pa tel në një shkollë.
- Krijoni udhëzuesa arsimorë rreth Web-it për grupin e kompjuterave të një biblioteke.
- Ricikloni "hardware" drejt një qendre kompjuterash vendore.
- Përditësoni "site"-in web të një shoqate jofitimprurëse.
- Edukoni me vlerat e Web-it të hapur shoqata të tjera të dobisë publike.
Java e Shërbimit Mozilla mund të shihej në 10 gjuhë, përkthyer dhe bërë gati gjatë javëve të shkuara nga anëtarë vullnetarë të bashkësisë Mozilla. Java e Shërbimit Mozilla krenohet me një listë të gjatë shoqatash partnere jofitimprurëse shumë të rëndësishme, të cilat ndihmuan në pasjen e një jave të suksesshme shërbimi.
Na e tregoni dhe ne projektin tuaj!
Ju lutem rikthehuni këtu dhe na tregoni gjithçka rreth projekteve dhe punës që bëtë gjatë javës së shërbimit. Mos harroni të regjistroni hollësitë tuaja, që orët e dhuruara të numërohen në shumën e madhe të Javës së Shërbimit Mozillal! Regjistroni orët tuaja.
Çfarë është Mozilla?
Jemi një bashkësi mbarëbotërore disamijëshe që beson sinqerisht në fuqinë e teknologjisë në pasurimin e jetës së njerëzve. Jemi një shoqatë në dobi të publikut e përkushtuar jo në fitim parash, por në përmirësimin e mënyrës se si njerëzit kudo punojnë në Internet. Jemi një projekt "software"-i me burim të hapur, kodi i të cilit është përdorur si platformë për disa prej projekteve më risore të Internet-it. Mbi të gjitha, përqendrohemi në një qëllim të vetëm: bërjen e Internetit më të mirë për këdo.
Po krijojmë një Internet më të mirë në rrugë shumë konkrete. Vepra jonë përfshin:
- Krijim programesh që i lejojnë kujtdo të ketë hyrje në Internet.
- Fuqizimin e individëve për të bërë gjëra të reja dhe të papritura në web.
- Përkujdesin për ekosistem të shëndetshëm bashkësish të burimit të hapur dhe kulturës së lirë.
- Krijimin e mundësive të të nxënit për njerëz nga mbarë bota.
- Mbrojtjen e sigurisë dhe vetësisë individuale kur ata janë "online".

